​Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në muajin mars

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka thënë se bisedimet në dialogun në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë mbajtur në një frymë konstruktive dhe rezultuan në një identifikim të përbashkët të disa çështjeve dhe hapave që duhet të trajtohen për të ecur përpara në implementimin e punës dhe normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve.

Kryenegociatorët nga Beogradi dhe Prishtina, Marko Gjuriq dhe  Avni Arifi, u takuan së bashku me ekipet e tyre përkatëse në Bruksel më 26 dhe 27 shkurt për diskutime mbi zbatimin e marrëveshjeve të ndryshme të arritura ndërmjet dy palëve në dialogun e lehtësuar të BE-së sidomos marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, IBM-në, drejtësinë, asociacionin serb, urën në Mitrovicë dhe energjinë, thuhet në deklaratën për media të Kocijançiq.

Ajo ka bërë të ditur se palët janë dakorduar të rifillojnë diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes, IBM, asociacionin e komunave me shumicë serbe, urën e Mitrovicës dhe energjinë muajin tjetër