​India do të kalojë Kinën si popullsia më e madhe

India do të kalojë Kinën si popullsia më e madhe, thuhej në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara.

Raporti i OKB, parashikonte se deri në vitin 2050, gjysma e popullsisë së botës do të përqendrohej në vetëm nëntë vende: Indi, Nigeri, Kongo, Pakistan, Ethopi, Tanzani, SHBA, Uganda e Indonezi.

Me këto ritme, popullsia botërore pritet të arrijë 8.6 miliardë në 2030, 9.8 miliardë derti në 2050 dhe rreth 11.2 miliardë deri në vitin 2100, thuhej në edicionin e fundit të raportit.

Sipas tij, deri në 2050, Nigeria do të kalonte SHBA duke u bërë vend i tretë me popullsinë më të madhe.

“Me rreth 83 milionë njerëz që i shtohen botës çdo vit, tendenca e rritjes do të vazhdojë, edhe nëse marrim parasysh se fertiliteti është në rënie”, shkruanin autorët.

“Popullsia e Afrikës njihet për ritmet e saj të forta të rritjes dhe më shumë se gjysma e rritjes së popullsisë së planetit deri në 2050 do të ndodhë në këtë rajon. Popullsia e Evropës ndërkohë do të bjerë”.

Loading...