​NATO rrit investimet në Shqipëri, mbështetje edhe për Kosovën

NATO-ja po rrit influencën e saj në Ballkanin Perëndimor ndërkohë që përgatitet të ngrejë bazën e parë ajrore në rajon si dhe i ka kërkuar vendeve të Ballkanit t’i bashkohen zyrtarisht aleancës, shkruan prestigjozja britanike “Express”.

Më 4 gusht, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se NATO-ja synon të ndërtojë bazën e saj të parë të Ballkanit Perëndimor në qytetin e Kuçovës, ndërkohë që punimet do të fillojnë këtë vit.

Kryeministri theksoi gjithashtu se “zyrtarët janë duke diskutuar me SHBA-në për të modernizuar kapacitetet ajrore të Shqipërisë”.

Shqipëria u bë pjesë e NATO-s që në vitin 2009 dhe është ende duke zëvendësuar arsenalin e vjetëruar të armatimeve.

Ky vend ka dalje në detin Adriatik dhe Jon, si dhe ndodhet në veriperëndim të Greqisë, transmeton atsh.

Kryeministri Rama njoftoi nëpërmjet profilit të tij në “Facebook” se Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të investojë 50 milionë euro.

Kjo bazë do të përdoret për furnizim ajrore, mbështetje logjistike, patrullim ajror dhe trajnime.

Baza do të përdoret gjithashtu edhe nga forcat ajrore shqiptare.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller, tha se “Aleanca do të mbështesë reformat në Kosovë, përfshirë krijimin e forcave të saj të armatosura të rregullta”.

BE-ja ka ndihmuar gjithashtu duke u zgjeruar me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë të cilat janë shtete që aspirojnë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Bosnje Hrecegovina dorëzoi formalisht kërkesën për anëtarsim në BE në vitin 2016.

Gjithashtu, Bosnje Hercegovina dhe Kosova janë firmëtare të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim me BE-në, një marrëveshje që ka edhe një klauzolë ushtarake.

Ka gjithashtu përpjekje për të reduktuar varësinë energjetike të rajonit nga Rusia.

Projekti i Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është në fazë ndërtimi dhe shtrihet nga Deti Kaspik deri në Shqipëri por shkon edhe në veri të Ballkanit Perëndimor.

Loading...