​Policia në aksion, arreston disa të dyshuar ndërkombëtarë

Policia e Kosovës është duke e realizuar një aksion në disa lagje të Prishtinës. Siç bëhet e ditur, qëllimi i këtij aksioni është identifikimi dhe arrestimi i disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka bërë të ditur se po arrestohen disa persona të dyshuar për vrasje, në kërkim ndërkombëtar. “Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë,  i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim  ndërkombëtar”, ka thënë Hoxha për Express.

 

Loading...