10 arsye pse shtatzënia e dytë ndryshon rrënjësisht nga e para

Edhe pse ju vetëm se e keni kaluar një herë pragun e të mbeturit shtatëzënë, kur ajo troket sërish në derën tuaj, do i vëreni surprizat që do i sjellë me vete.

Sipas studimeve që janë bërë, shtatzënia e dytë rezulton të ketë ndryshime fiziologjike; andaj për t’i shmangur befasitë, lexoni më poshtë ndryshimet që mund t’i ndjeni:

1. Shtatzëninë do ta ndjeni më herët. Shumica e nënave që presin fëmijën e dytë janë më të përshtatura ndaj simptomave të hershme të shtatzënisë dhe i njohin ato më lehtë. Simptomat mund të ndryshojnë nga hera e fundit por kryesoret mbesin ato klasiket si: përzierjet dhe të vjellat e mëngjesit, nevoja për të urinuar etj.

2. Disa simptoma do të zbuten. Urime, irritimi ndaj disa ushqimeve do të ulet dhe ju mund të konsumoni çfarë të doni. Po ashtu, gjinjtë nuk do të pësojnë zmadhim drastik si në shtatëzëninë e parë. Gjithashtu mund të ndiheni më pak të shqetësuara e më të relaksuara, pasi që tashmë keni përvojë dhe dini si ta menaxhoni sjelljen, shkruan WhatToExpect, përcjellë Gazeta Shneta.

3. Mund të ndiheni më të lodhura. Edhe pse jeni shtatzënë, puna juaj nuk ngadalësohet. Ju sërish e keni një qerr për t’u kujdesur. Ruani energjinë tuaj në mënyrë që edhe foshnjes në bark t’i përçoni vibrime pozitive dhe jo stresuese.

4. Barku do të vërehet më shpejtë. Në lindjen e parë, uterusi juaj ka pësuar zgjerim. Për këtë arsye në shtatëzëninë e dytë ju do të vëreni se stomaku juaj do rritet më shpejtë.

5. Barra mund të ulet më poshtë. Edhe ky simptom lidhet me të mësipërmin. Për shkak se muskujt e mitrës nuk janë aq të fortë sa dikur, dhe gjithashtu sepse fëmija juaj i dytë (ose tre ose katër) pritet që të jetë më i madh se i pari juaj.

6. Mund të vëreni më shpejt lëvizjen e fetusit. Përderisa të parën herë lëvizjet e bebit i keni keqkuptuar si alarme false për lirim të gazërave, në shtatëzëninë e dytë, rreth muajit të 4-të ju do e dini sigurt se kur po shkelmon foshnja.

7. Kontraktime të rrejshme. Kontraktimet mund të ju vënë në lojë. Kësaj here ato mund të ju duken më intenisve por ka shumë shancë që janë një alarm i rrejshëm. Po ashtu, kontraktimet do filloni t’i ndjeni shmë më herët se në herën e parë.

8. Shkurtohet koha e lindjes. Përderisa lindja mund të zgjasë dy ose tre orë ose më shumë, kjo e dyta zgjatë sa gjysma asaj kohe. Për shkak se qafa e mitrës tuaj është më pak e ngurtë tani, zgjerimi i saj ndodhë më shpejt. Dhe për shkak se qafat e mitrës dhe indet vaginale kanë përjetuar edhe një herë atë proces, ato japin më shumë presion tek koka e foshnjës duke e stimuluar lindjen e shpejtë.

9. Dhimbjet mund të përkeqësohen. Pas lindjes së dytë mitra do pësojë zgjerim më të madh. Pastaj kontraktimet e paslindjes janë mënyra e trupit tuaj për të zvogëluar mitrën të cilës i duhet më sumë kohë që të kthehet në formën e saj.

10. Ushqyerja me gji lehëtësohet. Duke filluar nga përvoja paraprake, ju vetëm se do e dini si ta mbani fëmijët, kur dhe sa kohë ta ushqeni. Po ashtu, trupi juaj vetëm se ka stimuluar laktimin edhe më herët, kështu kalimi i qumështit nëpër kanale do jetë më i shpejtë.