100 fshikullima para turmës, dyshonte se gruaja e tradhëtonte

Pamjet e videos dyshohet se janë filmuar në rajonin Uttar Pradesh të Indisë. Në to shihet një burrë që godet një grua të lidhur pas degës së një peme me rripin e pantallonave.

Autoritetet thonë se gruaja ishte dënuar nga të ashtuquajturit “Pleqësia e fshatit” me 100 fshikullima për tradhti dhe personi që e godet është bashkëshorti i saj.

Në videon rrëqethëse dëgjohet e reja duke ulëritur, ndërkohë që rreth saj qëndrojnë “spektatorët”.

Gruaja në një moment ka humbur ndjenjat dhe është plasur në tokë, ndërkohë që përreth saj i afrohen disa persona. Me t’u përmendur ajo i është drejtuar policisë ku përveç akuzave të ngritura kundër bashkëshortit të saj, ka denoncuar edhe persona të tjerë, që thotë se u përpoqën ta përdhunonin në momentin që ishte pa ndjenja.

  
Loading...