Video/ Mësuesi filmon nxënësit duke u rrahur me grushte në klasë

 

Ndodh që shpesh nxënësit të zihen midis tyre madje me përleshje fizike, por një mësues jo vetëm që ka qenë dëshmitar, por ka filmuar rastin duke mos ndërhyrë.

Kështu ka ndodhu me një mësues të shkollës së mesme në Teksas të SHBA-ve, i cili jo vetëm nuk ka ndërhyrë në përleshjen midis dy nxënësve, por e ka filmuar atë.

Mësuesi nga McKinney High School në McKinney, mori një pushim administrativ nga puna, pasi një video tjetër e shfaqur tregonte momentin kur ai filmonte nxënësit në klasë duke u zënë.

Video tregon dy studentë të paidentifikuar duke luftuar ndërsa mësuesi mashkull qëndron prapa dhe filmon ndërveprimin në telefonin e tij.

Incidenti u raportua në distriktin shkollor të mërkurën dhe mësimdhënësi u pezullua derisa zyrtarët të mund të hetonin çështjen.

Dikush postoi videon origjinale të Snapchat në Twitter dhe që atëherë është parë më shumë se 73.000 herë, që nga e shtuna pasdite.

Distrikti shkollor nuk e ka lëshuar emrin e mësuesit pasi vazhdon të hetojë situatën.

Politika e distriktit dikton që një mësues duhet të ndërhyjë kur lindin situata të tilla.