20 vite nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

Sot bëhen 20 vite nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës kur gjatë luftës në 1998-1999 rreth një milion shqiptarë u detyruan nga fo.rcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Për veç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Eksodi apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre arriti kulmin pas fillimit të bom.bardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.