22.000 tableta në autobusin maqedon (FOTO)

Doganierët në vendkalimin kufitar të Preshevës në bashkëpunim me policinë kanë ndaluar kontrabandimin e 22.000 tabletave, barërave për qetsim që ishin dedikuar sipas gjitha gjasave për në tregun e Serbisë.

Kontrabandimi është zbuluar kur në kontroll me skaner është dërguar autobusi maqedon që po udhëtonte në relacionin Ohër – Beograd.

Në skaner janë vërejtur parregullsi në toaletin e autobusit dhe kontrollimi i detajuar ka zbuluar sasinë e barërave.

Në toalet janë gjetur rreth 10 qese të mëdha me mbi 800 kutija barëra të ndryshëm që ishin të mbuluara me garderobë dhe thas të zbrazët, njofton dogana, transmeton presheva.com.

Tek këto barëra të kontabanduara ka nga ato që janë për qetësim që përmbajnë supstanca psikoaktive si “Lexilium”, “Apaurin”, “Lorsilan” si dhe medikamente tjera si “Fero-Folic”, “Ataraex”, “Ditropan” si dhe antibitiok spray “Vioplex-T”.

Pasi askush nuk ishte lajmëruar nga udhëtarët, barërat dhe shoferi janë dorëzuar për proces të mëtutjeshëm./presheva.com/

Loading...