25 vjeçari gjendet në gjendje të rëndë në rrugën e Banjës së Tetovës

Sot rreth orës 6.30 është gjetur një trup i mbuluar në gjak në rrugën e Banjës së Tetovës.

Bëhet fjalë për 25 vjeçarin S.M i cili ka qenë i mbuluar në gjak dhe në rrezik për jetën transmeton Pa Censurë.

Pasi SPB Tetovë ka mbërritur në vendngjarje të riun e kanë dërguar në Spitalin Klinik të Shkupit.

Po kryhet ekspertiza për të dhënë detaje më të hollësishme për rastin./Pa Censurë