30 ditë paraburgim për nënën nga Gjakova që e mbyti beben me gurë

Një muaj paraburgim i është shqiptuar Lauresha Maliqit, 32 vjeçe nga Komuna e Gjakovës, nga ana e Prokurorisë së shtetit pas dyshimeve se ajo e vrau me gurë vajzën e saj një ditëshe A.M. E dyshuara ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan. Raporti i autopsisë na ana e IML’së, për të ndjerën ende nuk i është dorëzuar organeve të hetuesisë, raporton Gazeta Express.

Një nënë monstër nga Gjakova ka qëlluar me guri në trup foshnjën e saj të porsalindur, për ta lënë të vdekur një ditë pasi A.M. erdhi në jetë. Më pas 32 vjeçarja, Lauresha Maliqi e varrosi trupin e foshnjës në oborrin e një objekti të boshatisur, pak metra larg shtëpisë së saj në rrugën “Dëshmorët e Morinës” në Gjakovë.

Rreth këtij rasti Prokuroria në Gjakovë bashkë me policinë kanë nisur hetimet. Është arrestuar nëna e cila dyshohet se mbyti foshnjën e saj. Asaj, prokuroria i ka shqiptuar një muaj paraburgim.

Kështu ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

“Ndaj Lauresha Maliqit është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan”, i ka thënë Podrimaj, të dielën Expressit.
Gazeta Express të premten ka qëndruar në shtëpinë e të dyshuarës. Familjarët i kanë thënë ekipit të gazetës se motra e tyre foshnjën ë ka mbytur me gurë dhe më pas e ka varrosur.

Vëllai i Laureshës, Benjamini, thotë se ditën kur motra e tij e kishte kryer aktin e rëndë, ajo ishte kthyer në shtëpi me duart plotë gjak. Ka thënë se nuk e di se di se më kënd e ka fëmijën motra e tij.

“Ne nuk e kemi pa foshnjën veç se për gjendjen e saj policia na thënë që e mbytë me gurë ka qenë, se ka pas shenja në trup. Dhe pastaj ajo e kish marrë vajzën dhe e kish varrosë nën gurë”, rrëfejnë nga familja.

E nga Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë kanë deklaruar se gjendja shëndetësore e nënës dhe foshnjës pas lindjes ka qenë shumë e mirë.

“Pacientja Lauresha Maliqi, kishte pasur shtatzëninë e dytë. Ka lindë sponatan në maternitetin e spitalit ‘Isa Grezda’ në Gjakovë. Ajo ka ardhur me datë 21.03.2018 dhe ka lindë në orën 11:00 në sallën e klinikës obstetrike të Klinikës së Gjakovës. Ajo ka qëndrua 24 orë në spital. Ajo dhe bebja janë vizituar nga mjekët neonatolog të klinikës sonë”, ka thënë Drejtori ekzekutiv i spitalit, Ahmet Asllani.

Policia këtë rast e ka cilësuar si ‘rast me motive të ulëta’.

Loading...