“35 mijë euro ose koka” – teologu kosovar bën publik haraçin që po i kërkohet

Teologu nga Gjilani, Mustafa Bajrami, gjatë të mërkurës ka marrë një kërcënim të rëndë.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se një person i ka kërkuar atij haraç, duke e kërcënuar me jetë.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“LAJMËRIM PUBLIK!

HARAÇI ME GJAK VAZHDON NË KOSOVË!

(Viktima e fundit jam unë dhe familja ime e dhashtë Zoti të jemi të fundit)

Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë e njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar.

I them botnisht zotëriut dhe zotërinjve të involvuar. Nuk ka forcë në këtë botë që mund të më detyrojë të bëjë diçka jashtë vullnetit tim. Siç i kam quar selam mbrëmë edhe sot nga këtu i them; Pushka top iu bëftë se unë nuk frikohem. Kurrë dhe në asnjë mënyrë asnjë cent s’ka për ta marrë.

Dinjitetin tonë familjarë kemi për ta ruajtur, për aq sa dimi dhe për aq sa mundemi. Presim ndihmën e shtetit tonë..!”.