40-vjeçari i fut me dhu.në dy vajza në veturë ato i ikin si nëpër filma

Një ngacmim seksual është raportuar në fshatin Pozhoran të Vitisë. Sipas policisë i dyshuari R.A(1979) 40-vjeçar me datën 11 maj rreth orës 08:20 të mëngjesit derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij ka takuar në rrugë dy vajza të mitura të cilat ishin duke shkuar në shkollë.

Ai ka ndalur veturën dhe ka kërkuar nga ato të hyjnë në veturë për ti dërguar në shkollë. Gjatë rrugës  vajzat e mitura e kanë vërejtur se i dy.shuari po shkonte në një rrugë tjetër dhe gjatë rrugës kishte filluar ti nga.cmonte me fjalë. Vajzat nga frika kanë hapur derën e veturës dhe kanë arritur të zbresin duke kërkuar ndihmë në shtëpinë më të afërt. Gjatë tentim ikjes ato kanë pë.suar lën.dime trupore.

Vajzat janë intervistuar në prezencë të punëtorit të QPS’së. Pas dëshmisë së tyre dhe mbledhjes së informatave i dy.shuari është arr.estuar i cili është intervistuar nga Policia e Kosovës dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është proceduar në Prokurorinë Themelore.