44 vjeçari nga Tetova ankohet se gostivarasi i ka vjedhur paswordin e profilit në Facebook

Një 44 vjeçar nga Tetova ka denoncuar në Polici që të dhënat personale ia ka keqpërdorur një banor nga Vërbeni i rrethinës së Gostivarit.
Bëhet fjalë për personin me inicialet Gj.R i cili i tha policisë që një ditë më herët rreth orës 23, ka vërejtur që banori i Vërbenit ishte duke i hapur profil në emrin e tij në Facebook.

Pastaj, banori nga Vërbeni ka posuar edhe katër fotografi të tetovarit, me shoqëri të komenteve me përmbatje vullgare dhe ofenduese.

Nga Policia thanë që po merren masa për zbardhjen e rastit