48 aksidente trafiku brenda ditës në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar mëngjesin e sotëm se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 48 aksidente trafiku.

Sipas policisë,  17 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Ndërsa vetëm gjatë ditës së mërkurë në gjithë territorin e vendit janë gjobitur gjithsej 1 414 qytetarë për shkelje të rregullave në trafik.

Loading...