5 Gjëra Që Miliarderët E Vetë-Ndërtuar Bëjnë Para Orës 9 Në Mëngjes

Nëse ndonjëherë keni pyetur veten se cila është e fshehta e suksesit, mund të gjeni udhëzim duke i shikuar disa nga praktikat që njerëzit e suksesshëm, si miliarderët e vetë-ndërtuar, i implementojnë në rutinat e tyre të përditëshme. Ka një mendësi që shumë njerëz të suksesshëm e ndajnë, dhe nuk është më një e fshehtë e ruajtur mirë. Udhëheqëset gra që shpresojnë ta ndajnë suksesin e tyre me gra të tjera kanë shpjeguar atë që besojnë se është themeli i suksesit të tyre. Disa kanë shërbyer si përkujtim se gjërat e vogla e të vazhdueshme janë më të rëndësishmet, veçanërisht kur dita është e freskët në mëngjes. Duke e pasur parasysh këtë këshillë, mund ta gjeni veten duke menduar për biznesin – dhe jetën – në një mënyrë më ndryshe e cila mund t’i ndryshojë gjërat për mirë.

USHTROJNË
Një mënyrë e shpeshtë se si sipërmarrësit e suksesshëm e nisin ditën janë ushtrimet. Annna Wintour, kryeredaktorja shumë vjeçare e Vogue, e nis secilën ditë në ora 5:45 të mëngjesit me një ndjeshje tenisi një orëshe. Jessica Alba, aktore dhe themeluese e The Honest Company, përpiqet të ushtrojë nga 45 minuta çdo ditë, zakonisht në mëngjes. Sipas Alba, “ushtrimet të ndihmojnë t’i procesoni gjërat që duhet të bëni dhe ju përgatisin për ditën stresuese që ju pret.”

MEDITOJNË
Oprah thotë se e fillon ditën duke medituar rreth 20 minuta. Ajo thotë se kjo e mbush me shpresë, ndjenjë të përmbushjes dhe gëzim të thellë.” Edhe Tim Ferriss, autor, sipërmarrës dhe start-up investitor amerikan, e fillon ditën e tij duke medituar, sepse e ka bërë pjesë të ritualit të mëngjesit pasi kishte intervistuar disa udhëheqës të suksesshëm të profileve të ndryshme. Edhe Arianna Huffington ka folur për përfitimet e një rutine meditimi të mëngjesit.

ORGANIZOHEN
Një sugjerim nga Alessandra Ambrosio, modele e Victoria’s Secret dhe themeluese e Ale, është që të organizoheni që në mëngjes, që të jeni të gatshëm për ditën në vijim. Para se të largohet nga shtëpia në mëngjes, ajo sigurohet që ka bërë listat, qoftë për gjësendet për shtëpinë apo për idetë e reja për linjën e saj të modës. Të famshëm të tjerë si Jessica Biel, madje edhe Steve Jobs, kanë folur për rëndësinë e rregullimit të krevatit pasi të ngrihesh në mëngjes, thjesht për të krijuar një trajektore ngjitëse për ta nisur ditën. Sheryl Sandberg krijon listën e gjërave për të bërë para orës 7 në mëngjes. Pra, me një fjalë, organizohen!

LEXOJNË LAJMET
Një shprehi e zakonshme e miliarderëve të suksesshëm është ta nisin ditën duke lexuar lajmet, veçanërisht The New York Times. Barack Obama është një lexues i tillë, ashtu siç është Dottie Herman, gruaja më e pasur e vetë-ndërtuar në biznesin e patundshmërive.

HANË MËNGJES
Mund të ketë ndonjë të vërtetë në thënien se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës. Kylie Jenner, miliarderja më e re në botë, ha të njejtin mëngjes çdo ditë, vezë të fërguara, avokado dhe oriz. Oprah Winfrey e fillon ditën e saj me një mëngjes të shëndetshëm e të pasur me karbohidrate komplese, fibra dhe proteina. Tony Robbins pëlqen ta përfundojë ritualin e mëngjesit me një mëngjes me peshk dhe sallatë. Në përgjithësi, zgjedhni ushqime me proteina dhe fibra, të cilat do t’ju japin energji, do t’jua ngopin apetitin dhe jua ulin rrezikun e disa sëmundjeve.

Burimi: womenworking.com
supergrate.net