5 të vdekur në aksidentin afër Suharekës

Një aksident tragjik ka ndodhur para një ore në afërsi të Suharekës.

Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, aksidenti ka ndodhur në pjesën e quajtur Biraq afër Suharekës.

“Rreth ores 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke Duhel ka ndodhur nje aksident i tmerrshem komunikacioni me c’rast kane humbur jeten pese persona: dy te rritur dhe tre femije. Vdekjet jane konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes », ka shkruar Berisha në Facebook.

Sipas zëdhënësit të Policisë, aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMW dhe një autobusi.