Hashim Thaçi: Natyrisht se çdo përfaqësi politike që kërkon takim në Presidencë verifikohet përbërja e delegacioneve që ata që kanë probleme me ligjin nuk mund të jenë prezentë në takimet që mban Presidenti i vendit pavarësisht nga etnia që e ka.

Vlerësimi: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për të dytën herë e ka thyer parimin e tij, për të mos i takuar personat që kanë probleme me ligjin. Ai ka qenë udhëheqës i delegacionit të Kosovës që e kanë vizituar Brukselin gjatë kësaj jave, pjesë e të cilit ishte edhe Dardan Gashi. Ky i fundit ka aktakuzë aktive për mbajtje nën kontroll posedim të paautorizuar të armëve. Gashi është pjesë e hetimit të prokurorisë speciale për faljen e katër hidrocentraleve me rastin e privatizimit të KEDS-it.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Presidenti Thaçi ditë më parë kishte komentuar takimin e kryeministrit Ramush Haradinaj me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiqin duke thënë se ai e ka princip që nuk takohet me njerëz që “kanë probleme me ligjin”.

“Natyrisht se çdo përfaqësi politike që kërkon takim në Presidencë verifikohet përbërja e delegacioneve që ata që kanë probleme me ligjin nuk mund të jenë prezentë në takimet që mban Presidenti i vendit pavarësisht nga etnia që e ka”, kishte thënë Thaçi një ditë pas takimit të Haradinajt me Radojçiqin dhe Goran Rakiqin.

Mirëpo ai dje së bashku me krerët e tjerë institucional kanë udhëtuar për në Bruksel.

Bashkë me Thaçin në këtë delegacion ka qenë edhe zëvendëskryeministri Dardan Gashi, i cili ka aktakuzë për gjuajte me armë në një festë në shtëpinë e Fatmir Limajt në Malishevë.

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzë për mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve ndaj Ministrit të Diasporës dhe zëvendëskryeministrit Dardan Gashi së bashku me pesë persona të tjerë.

Përveç kësaj aktakuze, Dardan Gashi është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale edhe për procesin e privatizimit të KEDS-it.

Thaçi gjithashtu ishte takuar edhe me ish-kryetarin Sami Lushtaku, ndaj të cili ka aktakuza, e për të cilin ka raportuar KALLXO.com

Rrena me Kos e Hashim Thaçit pas takimit të Haradinajt me Millan Radojçiqin