Viktorian Picaku është 23-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në sheshin “Abbazia” në Corato, provincë e Barit, Itali.

I riu shqiptar gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u qëllua me dy plumba që e prekën në pjesën e kokës dhe në mushkëri.

Mendohet se autorët e ngjarjes së rëndë janë dy persona të maskuar ende të paidentifikuar të cilët ishin në lëvizje me një motor ti “Scooter” dhe e qëlluan shqiptarin nga pas me armë zjarri.

Policia italiane po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes.

Viktima bënte punë të ndryshme në fshat, precedentë të vegjël, hetuesit shpjegojnë se nuk kishte të bënte me krimin e organizuar. Hetimet po zhvillohen në pista të ndryshme pa përjashtuar atë të pasionit.

Gjatë natës u morën në pyetje disa njerëz, anëtarë të familjes dhe miq të të riut, por edhe ata që panë ngjarjen.

Mbetet për t’u verifikuar nëse ka qenë një person ose dy, në motor që kanë qëlluar e më pas u zhdukën. Hetimet koordinohen nga gjykatësja e Prokurorisë së Tranit Raffaella De Luca.

Loading...