WASHINGTON, DC – MARCH 01: U.S. President Donald Trump participates in a meeting with leaders of the steel industry at the White House March 1, 2018 in Washington, DC. Trump announced planned tariffs on imported steel and aluminum during the meeting, with details to be released at a later date. (Photo by Win McNamee/Getty Images)

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar lehtësimin e standardeve federale të efikasitetit të karburantit nga epoka e presidentit Barack Obama, i cili duhet të hyjë në fuqi në vitin 2020.Propozimi do t’i jepte fund përpjekjeve për të përmirësuar efikasitetin e energjisë së makinave dhe për të zvogëluar emetimet e shkarkimeve që ndikojnë në ndryshimin e klimës, raporton AP.

Administrata Trump dëshiron gjithashtu të revokojë autoritetin e Kalifornisë dhe shteteve të tjera për të miratuar standardet e tyre më të rrepta në lidhje me efikasitetin e karburantit, pavarësisht nga autoritetet federale.
Megjithatë, prokurorët e shtetit nga 19 shtete amerikane dhe rrethi federal i Uashingtonit kanë njoftuar një padi kundër administratës së Trump mbi lirimin e planifikuar të kufizimeve federale për shkarkimin e gazrave të dëmshëm nga makinat dhe kamionët.

“Ne jemi të gatshëm të shkojmë në gjykatë për të ndaluar këtë plan të pamatur dhe të paligjshëm”, tha në një deklaratë të lëshuar nga koalicioni i prokurorëve të shtetit të udhëhequr nga Prokurorja e Shtetit të Massachusetts, Maura Hili.

Loading...