71 vjeç, Arnold Schwarzenegger flet hapur: Gjunjët e mi nuk punojnë më

Arnold Schwarzenegger është i njohur në mbarë botën si heroi i filmave aksion dhe një nga ‘bodybuider’-ët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai është marrë me ushtrime fizike që në moshën 15-vjeçare dhe tani që është 71 vjeç ka pranuar se nuk mundet të ndjekë më të njëjtin regjim për trupin e tij.

Schwarzenegger ka treguar se e ka shumë të vështirë të bëjë ushtrime për këmbët e tij. Në një intervistë për “Men’s Helath” ia ka thënë: “Gjunjët e mi nuk punojnë më, duhet t’i ruajë për të shkuar në ski”. Megjithatë kjo nuk do të thotë se aktori i ‘Terminator’ nuk mund të ngrejë më pesha të rënda, sepse sipas tij teknologjia e ka lehtësuar shumë punën. Pak kohë më parë ai ka bërë dhe një operacion në zemër, por ai vazhdon të ndjekë po njësoj pasionin e tij për sportin dhe çiklizmin.