9 vjeçarja e var vetën pasi që nëna e saj nuk e lejoi të rri në telefon

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York pasi që Heaven Vega, 9 vjeçare, u gjet e vdekur nga nëna e saj, Jennifer, të shtunën pasdite.

Nëntë vjeçarja kishte varur vetën në dhomën e saj të gjumit, raporton New York Post, transmeton Indeksonline.

Nëna e tmerruar kishte thirrur menjëherë emergjencën, derisa njëri nga djemtë e saj u mundua të i jap ndihmën e parë, Heavenit.

Sipas një fqinji, Heaven dhe nëna e saj kishte hasur në mosmarrëveshje rreth përdorimit të telefonit në mëngjes.

“Vajza ishte zgjuar dhe ajo dëshironte që të merrte telefonin dhe të shikonte videon në “Youtube” kishte thënë fqinji.

Autoritet nuk besojnë që ka pasur ndonjë kriminalitet të përfshirë./Indeksonline/