A do ketë qeveri me bazë të gjerë për integrimin e Shqipërisë?! Flet Sali Berisha

Shumë herë në javët e fundit është artikuluar nga ambasadorët dhe ndërkombëtarët evropianë që maxhoranca dhe opozita duhet të bashkëpunojnë ngushtë për hir të negociatave, një mesazh i cili është interpretuar si një hap që i lë të lirë derën një bashkëpunimi apo pakti mes PS, PD-së dhe LSI-së.

 

Pikërisht mbi këtë çështje është përgjigjur këtë të premte ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka dhënë gjykimin e tij nëse në Shqipëri do të ketë një qeveri me bazë të gjerë.

Berisha fillimisht u përgjigj në lidhje me negociatat, duke deklaruar se e sheh shumë të vështirë që Shqipëria qershorin e vitit të ardhshëm të hapë negociatat.

Pjesë nga intervista

Ka shanse Shqipëria që të hap negociatat vitin tjetër?

Për mua shanset janë shumë të vogla. A ka mundësi që Shqipëria ti plotësoj kushtet që janë vendosur që në vitin 2013, unë them me këtë qeveri jo. Unë në çdo hap që kam bërë për integrimin, kam marrë me vete dhe  opozitën. Unë kur shkuam në NATO, kam lënë përfaqësuesin e opozitës që të flasë. Më kanë thënë se  duhet bërë lëshime për integrimin dhe unë i kam bërë, Por nuk ecet me përjashtim siç i bën Rama. Ky njeri ka vetëm urrejtje për opozitën. Pengesë themelore është lidhja e Ramës me krimin. I kam thënë Ramës që në 2013 që ishte i lidhur me krimin dhe të gjithë të kanë bërë amnisti, por ai sërish nuk i preu lidhjet me krimin.

Ju thoni që shanset që janë shumë të vogla. Por tani ka dalë një tezë për një qeveri me baze të gjerë. Është kjo sipas jush një mundësi reale?

Unë gjykoj se gjithçka do të përcaktohet se çfarë do të thonë qytetarët shqiptar. Këtu ka një gjë, por të marrësh mediat në Shqipëri, nuk ka asnjë emision për 13 kushtet e Këshillit të Evropës.

Mendoni se ka dhe probleme të orientimit gjeostrategjik të Tiranës…

BE dhe NATO janë në një krizë. Itali është problemi më i madh sot në BE që kanë votuar për një qeveri gati anti BE. Kjo nuk do të thotë që ne të heqim dorë nga aspiratat tona. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë të për të mashtruar shqiptarët se janë hapur negociatat.

Loading...