A do të hedh Vetëvendosje gaz lotsjellës në Kuvend?

Lëvizja Vetëvendosje do të tentojë që ratifikimin e demarkacionit ta bllokojë përmes mjeteve demokratike.Zyrtarë të kësaj partie kanë mohuar se do të hedhin gaz lotsjelles sot në Kuvend, ku në rend dite do të jetë ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.Deputetja e kësaj partie Fitore Pacolli ka thënë për lajmi.net se ata ratifikimin e demarkacionit do ta bllokojnë me votë në Kuvend

“Veprimet tona do te jene demokratike. Votimin e demarkacionit do ta bllokojmë përmes votës tonë”, ka thënë Pacolli për lajmi.net.Radiotelevizioni i Kosovës, dje ka publikuar një shkrim në portalin e vet në të cilin citohet një “zyrtar i BIA” serbe e që, sipas tij, nesër do të hidhet gaz lotsjellës gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës për DemarkacioninVetëvendosja para 2 vitesh së bashku me AAK-në dhe Nismën që tash janë në pushtet, bllokuan punën e Kuvendit për disa muaj.Kjo duke kundërshtuar marrëveshjen e Demarkacionit dhe Asociacionit.Koalicioni Qeverisës i cili ka mbështetjen edhe të LDK-së, beson se demarkacioni do të kalojë. Kjo pasi me kthimin e Donika Kadaj-Bujpit në AAK janë siguruar 79 vota, dhe po ashtu besojnë se deputeti nga radhët grupit parlamentar të Listës Serbe, Adem Hodza do ta votojë.Seanca për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi do të mbahet nesër nga ora 16:00.