A do të ketë shqiptar në kabinetin e Pendarovskit?

Pas zgjedhjes së presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski nuk reshtin dhe dilemat se kush do jenë pjesë e ekipit të këshilltarëve që do e formojnë kabinetin e tij.

Në opinion janë paraqitur emrat e parë të këshilltarëve të presidentit të ri të Maqedonisë Stevo Pendarovski. Në mesin e tyre seriozisht përmendet edhe emri i Mersiha Smailoviq grua me mbulesë nga Shkupi aktiviste gjatë kr.izës se refugjatëve.

Ajo ka deklaruar se deri tani askush nuk e kontaktuar dhe se për shkak të pjesëmarrjes në klipin e këngës që do ta përfaqësojë Maqedonë në Eurosong ka nënshkruar kontratë se deri në përfundim të festivalit nuk do të perfshihet në aktivitete politike.

Si shef i kabinetit të presidentit të ri përmendet zëdhënësi aktual i qeverisë Mile Boshnjakovski kurse si këshilltarë përmenden edhe Viktor Dinovski dhe Ana Çupevska transmeton Gazeta Lajm. Pjesë e kabinetit do të jetë edhr ish gazetarja Katerina Canevska Arsovska.

Këshilltar i Pendarovskit do të jetë edhe Aleksandar Spasov kurse për monentin nuk përmendet ndonjë këshilltar shqiptar.