A do të lëvizin kosovarët pa viza deri në fundvit? Ja çfarë thotë komisionari Avramopulos

Komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopolus, nuk ka mundur të konfirmojë nëse kosovarët do të lëvizin pa viza deri në fund të këtij viti.

Ai në konferencën për media ku ka dhënë lajmin e rekomandimit për heqjen e vizave për Kosovën, ka thënë se tashmë vendimi është në duart e Këshillit të Ministrave të BE-së.

Megjithatë ai ka thënë se shpreson që hapat e fundit për heqjen e vizave për kosovarët të kryhen shpejtë, raporton lajmi.net.

Ndryshe pas zyrtarë të institucioneve të Kosovës nuk kanë ngurruar deri më tash të thonë se në fundvit qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në zonën ‘schengen’.

Një gjë të tillë e kanë thënë edhe kryeministri Haradinaj sot pas takimit të delegacionit të Kosovës me shefen e BE-së, Mogehrini në Bruksel.

Loading...