A duhet meshkujt t’i rruajnë sqetullat?

Si ndiheni për qimet e sqetullave?

Krenarë? Të turpëruar? Sidoqoftë, rruajtja e sqetullave mund të sjell shumë përfitime.

Pavarësisht përfitimeve që ka një praktikë e tillë higjienike, koncepti i rruajtjes së sqetullave mbetet ende gjë e ‘çuditshme’ për meshkujt që nuk marrin pjesë në Lojërat Olimpike.

Por, përse meshkujt duhet t’i rruajnë sqetullat?

Ndonëse meshkujt kanë frikë ta praktikojnë këtë për shkak se paragjykohen për feminitet, faktikisht kjo gjë është e gabuar.

P.sh. mendoni sportistët më të njohur botërorë – mendojeni Adam Peatyn ose Cristiano Ronaldon – që të dy janë avokues të një trupi pa qime. Përse?

Për sportistët profesionistë kjo mund të jetë për ta përmirësuar performancën – p.sh. në rastin e Peatyt vlen kjo. Për disa tjerë mund të jetë arsye shmangia e mos komoditetit gjatë masazheve të ndryshme.

Por, mbi të gjitha, arsyeja kryesore se përse duhet t’i rruani sqetullat është higjiena! Duke pasur më pak qime në sqetulla (ose asnjë qime fare), aty ka më pak hapësirë për bakteret e djersës të shumëfishohen.