A po e lënë të vetëm Gruevskin, videot dëshmojnë se si deputetët e VMRO-së nuk reaguan?! (VIDEO)

Sjelljet e dhunshme të ish-liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski në sallën e Kuvendit para dhe pas miratimit të ligjit për gjuhët tregojnë se ai i vetëm sillej rreth e rrotull duke kryer veprime të dhunshme dhe pengimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi për të përmbyllur procesin para dhe gjatë votimit.

“Deputetët e tjerë të VMRO-DPMNE vetëm kanë ndjekur nga poshtë foltores se si po sillej Gruevski, i cili me veprime të pamatura dhe në kundërshtim me sjelljet e një deputeti, tentoi që të shkaktojë probleme”, thonë për INA deputetë të maxhorancës.

Sipas deputetëve të shumicës parlamentare, Gruevski nuk arriti që të involvojë edhe deputetët e tjerë të partisë së tij, të cilët kanë qëndruar vetëm si spektatorë, duke lëshuar zëra kundër kryeparlamentarit, por duke mos ndërmarrë ndonjë veprim të dhunshëm.