A po martohet Dani pas vdekjes së gruas?

Ramadan Krasniqi është prej këngëtarëve më të suksesshëm nga zhanri i muzikës popullore.

Ai pavarësisht gëzimit të sukseseve ai mori lajmin tragjik për vdekjen e gruas së tij e që ndryshoi përgjithmonë disponimin e tij.

Dani në intervistat e tij ka mohuar që ndonjëherë do të martohet.

“Kurrë nuk do të martohem. Martesa jonë ka marr fund më 23 shkurt, konkretisht para shtatë vjetëve, kur ka ndërruar jetë bashkëshortja ime. E, nuk do të martohem kurrë më, sepse nuk dua dikë tjetër në jetë, për hatër të dashurisë që kam ndier ndaj saj, për hatër të fëmijëve, familjes së gruas, që i dua dhe i çmojë shumë”, thotë Dani, gjatë një interviste, nga e cila nxorëm këto pak fjalë të këngëtarit, i cili e kujton me mall fatkeqësinë e ndodhur familjare, tek i ka kushtuar edhe baladën e mirëpritur “Jeta pa ty”.

Dani del të jetë besnik ndaj gruas së tij./ORAinfo/

Loading...