Acar i madh në Gjermani, temperaturat ulen në -27 gradë

Një valë e të ftohtit ka kapluar Evropën ku ka shkaktuar ndërprerje të komunikacionit dhe mbyllje të shkollave.

Në Gjermani të paktën katër persona janë lënduar ne aksidente trafiku, Temperatura në këtë shtet ka shkuar deri në minus 27 gradë,

Ftohtë është edhe në Moskë ku temperaturat kanë rënë në minus 20 gradë, ndërsa  reshje të borës dhe erëra të forta janë shënuar edhe në Britani të Madhe për çka edhe është anuluar edhe trafiku hekurudhor.

I ftohti i madh ka goditur edhe Rumaninë dhe Bulgarinë ku janë mbyllur edhe shkollat.

Ndërsa në Romë të Italisë për shkak  të ftohtit janë mbyllur edhe shkollat.