Action Bronson së shpejti në Kosovë: Koncerti është për gjyshërit e mi

Tashmë është bërë e ditur se me 10,11 dhe 12 gusht do mbahet koncert madhështor në Prishtinë “Sunny Hill Festival”.

Në këtë koncert do jenë të pranishëm shumë emra të suksesshëm, përfshirë: Dua Lipën, Martin Garrix dhe artisti shqiptar, Action Bronson, shkruan lajmi.

Ky i fundit ka publikuar një video në Instagram i cili tregon se do jetë në Kosovë së shpejti për koncertin e organizuar.

“Festivali Sunny Hill në Kosovë, unë jam duke ardhur 10000 për qind. Kosovë dhe Shkup, s’do ta humbisja për asgjë në botë. Kjo është për gjyshërit e mi, Arslan dhe Alije Asllani, 11 gusht 2018”, shkruan Bronson.

Loading...