Adelina Tahiri e merr mbiemrin e burrit, ja si do quhet? (FOTO)

Këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri është në pritje të ëmbël të një djali.
Ajo dhe avokati më i pasur në Maqedoni, Serjozha Markov së shpejti bëhen prindër, të cilët edhe zbuluan emrin e djalit, shkruan lajmi net.
Meqë është në muajt e fundit të shtatzënisë si çdo artist tjetër edhe Tahiri ka vendosur të organizojë festën për mirëseardhjen e Jonit.
Nga kjo festë shihet të jetë çdo gjë në ngjyrë të kaltër dhe me një dekorim tejet të veçantë të përzgjedhur nga Adelina. Përpos familjarëve të pranishëm ishin edhe disa nga fytyrat e njohura publike si Big Mama, Fjolla Morina, prezantuesi Avni Qahili etj.

Artistët sollën imazhe dhe video të ndryshme të cilët shihej se po argëtoheshin pafund në festën e Jonit. Gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë këngëtarja 26 vjeçare ka publikuar edhe një set të mahnitshëm fotografik.
Në këtë eveniment Adelina Tahiri e ka promovuar mbiemrin e saj Adelina Tahiri Markov.

Komentet

komentet