Adnan Januzaj gati të bëhet rival i Xherdan Shaqirit në Premierligë

Anësori kosovar i Belgjikës, Adnan Januzaj, është kontaktuar nga klubi i Premierligës, Evertoni, raporton Daily Mail.

Adnan Januzaj, 23-vjeçari nga Kosova, i Real Sociedadit, është kontaktuar nga Evertoni, rivali i qytetit i klubit të ri të Xherdan Shaqirit, Liverpooli, për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Januzaj u transferua nga Manchester Unitedi në Real Sociedad në La Liga verën e kaluar.

Gazeta belge “Het Nieuwsblad” tani raporton se një rikthim i tij i shpejtë në Premierligë mund të jetë i pashmangshëm.

Januzaj e njeh mirë futbollin në Premierligë, sepse ka luajtur atje nën udhëheqjen e David Moyes dhe Louis Van Gaal, në një kohë kur u duk sikur do të bëhej titullar, por humbi pëlqimin e “Djajve të kuq” dhe më pas u huazua në Borussia Dortmund dhe Sunderland.

Në fund, Jose Mourinho vendosi ta shesë verën e kaluar në Sociedad.

Loading...