Adoleshentja vdes në dush duke u përpjekur të kontrollojë telefonin

Një adoleshente në Francë vdiq nga goditjet që mori nga rryma elektrike, derisa po përpiqej të kontrollonte telefonin e saj në dush.

Nëna e saj e gjeti 17-vjeçaren të rrëzuar në vaskë dhe nxitoi të thërriste një ambulancë në banesën e tyre në qytetin portual të Outreau, në Pas-de-Calais, në Francën veriore.

Dyshohet që  ajo kishte lidhur telefonin e saj në rrymë me një mbushës të vjetër dhe çdo kontakt me ujin do të ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm.