Agjencioni për film në Republiken e Maqedonisë ndër vite ka bër me hile.

 

Ky agjencion, si duket morri forcë dhe fuqi duke parë neglizhencën e shqiptarëve në të kaluarën,
e sot po promovon një film anti UÇK dhe anti shqiptarë ku mbrojtësit tanë i paraqet si njerëz pa shpirt, si egërsira e çka jo më keq se gjoja kanë bërë terror ndaj popullatës civile maqedonase.
Me këtë agjencioni për film i ka tejkaluar të gjitha normat profesionale dhe njerëzore duke harruar se fondet e ketij agjencioni janë edhe nga populli shqiptar i Maqedonisë. Reagimet e ish pjestarëve te UÇK-se dhe disa mediave shqiptare janë plotësisht me të drejtë, por nuk duhet që kësaj rradhe “me kaq” të mbaroj.

Andaj ka kohë qe i them elitës politike shqiptare në vend se në këtë institucion duhet të kemi minimum zëvendës drejtor i cili nuk do të jetë figurant por do të jetë konstruktiv në obligimin e marrë, e jo vetëm një anëtar bordi.

Ky zëvendës drejtor dhe anëtari i bordit shqiptar jo që nuk do të lejonin të kalojn skenare me përmbajtje fashiste,
por do të ndihmonin të gjithë kineastët shqiptar që shpresojnë të financohen nga agjencioni përkatës dhe të nxjerrin filma me vlera të larta artistike.
Në mungesë te shqiptarëve në agjencionin e filmit! luajnë valle të ashtuquajtur Bojaxhi siq është rasti i regjisorit dhe skenaristit në fjalë i cili edhe pse mbiemrin e ka “Bojaxhi”,
Kur janë ne pyetje shqiptarët ai përdor vetëm bojën e zezë, pa verifikim të fakteve dhe historisë.
Ky film që synon të bëjë perçarje, të turbulloj situatën aktuale, autoritetet së paku duhet ta ndalojnë, të mos prezantohet dhe të kthehet në rieditim në pjesën ku gënjehet dhe përqmohet skajshmërisht UÇK-ja.
Ky film që titullohet “ Mocking of Christ ” duhet të na zgjojë nga gjumi e të veprojmë bashkërisht dhe të mos lejojmë që me taksat tona të prodhohen filma në dëm tonin të trilluara sipas fiksimit të dikujt.
Ushtarët e UÇK-së asnjëherë nuk kan përdhunuar e as nuk kanë lënduar gra, fëmij e pleq.
Ministri i kulturës si dhe sekretari shtetëror në këtë ministri duhet me do e mos të ngrejnë zërin së bashku me të gjitha institucionet tjera me urgjencë të emërojnë nje zëvendes drejtorë shqiptarë në këtë agjencion.

Producent Sali Limani