Ahmeti dhe Thaçi të një zërit “nuk është koha e patriotizmit”

Ali Ahmeti kryetari i BDI së dhe Menduh Thaçi kryetarë i PDSh së në fushatën zgjedhore për kryetarë të Maqedonisë së Veriut edhe pse në mitingje të ndara janë të një zërit se Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ju nevojitet integrim sa më i shpejtë në strukturat Euro-Atlantike

Ali Ahmeti kryetari i BDI së dhe Menduh Thaçi kryetarë i PDSh së në fushatën zgjedhore për kryetarë të Maqedonisë së Veriut edhe pse në mitingje të ndara janë të një zërit se Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ju nevojitet integrim sa më i shpejtë në strukturat Euro-Atlantike dhe se është momenti që ata të përkrahin kandidatin e tyre të përbashkët Stevo Pendarovskin. Në anën tjetër ata bënë thirje që mos bien pre e patriotizma të rrejshëm që promovon opozita shqiptare dhe ajo maqedonase.

Duke iu drejtuar të pranishmëve kryetari i BDI-së Ali Ahmeti theksoi se në këto zgjedhje BDI do të përkrah kandidatin konsensual, kandidat që ka mbështetjen e partive më të mëdha politike në vend dhe kandidat që do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane.

”Tash kemi hapur një kapitull të ri për presidentin e përbashkët. Sot është koha e punës sot kërkohet sundimi i së drejtës luftë kundër kr.imit dhe korrupsionit arsim sa më të mirë shëndetësi më të mirë infrastrukturë më të mirë pasi ne pretendojmë shumë shpejt me këto vlera që ndërtojmë do të jemi anëtarë të BE-së ashtu siç jemi të NATO-s. Sot ai që nuk lexon që nuk sheh se kah shkon rruga drejt Evropës drejt ardhmërisë është i varfër nga idetë. Ne investojmë jo për sot por për mot ne investojmë për dekada që vijnë dhe të investosh për ardhmërinë nuk është lehtë pasi dalin ca altoparlant për të penguar por se a mund ta ndalin hovin vizionin përkrahjen përkushtimin assesi pasi 18-të vite e kanë mbështetur shqiptarët BDI-në dhe kjo përkrahje nuk është e rastësishme pasi ka arritur të jetësoj materializoj të gjitha programet të shkruara e të folura” u shpreh kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Kurse kryetari i PDSh së theksoi se me këtë jepet mbështetje edhe bashkësisë ndërkombëtare që kanë ndihmuar në arritjen e rezultateve politike deri tani.
“Është moment i rëndësishëm në drejtimin e dhënies së përkrahjes të kandidati presidencial në këtë rast do të thotë përcaktimi i shqiptarëve për BE dhe NATO integrimet. Këto që mbështeten Blerim Rekën po përhapin patriotizëm të rremë ne kishim kandidatin Iljaz Halimin në vitin 2014 por nuk e votuan. Ne mbetëm pas mënyrës së konsensualiteti të marrjes së vendimeve tani në zgjedhjet presidenciale por edhe në të ardhmen sipas përcaktimeve tona në mënyrë koncensuale të vendoset në Kuvend dhe për buxhet të barabartë të shpërndarjes së buxhetit” tha Thaçi.

Duhet të cekim se fushata e zgjedhjeve presidenciale vazhdon dhe këtë javë deri të Premten ku edhe mbaron kampanja kurse të Dielën me 21 Prill qytetarët e Maqedonisë së Veriut do ta japin verdiktin e tyre se kush do e zëvendësoj Gjeorgje Ivanovin.