Akademikut Islami përsëri i ndalohet hyrja në Serbi

Akademik Hivzi Islami nuk po mund të shkojë në Bujanovc atje ku edhe i ka familjarët e tij Ish-kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Hivzi Islamit edhe sot iu ndalua hyrja për në Serbi, njëjtë sikurse i kishte ndodhur para disa ditësh. Këtë lajm e ka bërë të ditur këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj. “Sot, për herë të dytë përsëriti ndalimin e akademikut Hivzi Islami në piken kufitare me Serbinë. Zyrtarët e Kosovës dhe qytetarët tanë në vazhdimësi përballen me gjëra të tilla. BE do të lajmërohet nga ana jonë që reciprociteti nga ana e Kosovës është mundësi reale tani”, ka shkruar Zyberaj në facebook. Akademik Hivzi Islami ka lindur në Letovicë të Bujanovcit, ndërsa familjarët e tij të afërt jetojnë në Letovicë, në Bujanovc dhe në Preshevë.

Komentet

komentet