Aksident i rëndë me kamion, ndërron jetë shoferi nga Maqedonia

Një kamion është përplasur tragjikisht me një shtyllë betoni në magjistralen A44 në Witten të Gjermanisë. Shoferi ka mbetur i vdekur, shkruan waz.de.

Shoferi 41 vjeçar nga Maqedonia ishte duke e vozitur kamionin në drejtim të Dortmundit, kur rreth orës 6.50 të ditës së sotme (e enjte), nga arsye të panjohura, ka humbur kontrollin dhe është përplasur për një shtyllë betoni.

“Nga aksidenti rreth 25 ton materiale të ngarkuara në kamion u shpërndanë në rrugë, ndërsa vetë kamioni pësoi dëmtime të shumta. Rruga mbeti e bllokuar deri rreth orës 9.40 për inspektime nga policia,” përcjell albinfo.ch.

Loading...