Aksident i rëndë në Tetovë, dy persona përfundojnë në spital (FOTO)

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën industrale në Tetovë, njofton TetovaSot.

Komandaiti i zjarrfiksave, Uka Aliti për TetovaSot thekson se makina e tipit Polo ka goditur një këmbësor dhe pastaj është përplasur me një shtyllë, dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar këmbësori dhe shoferi.

Uka Aliti për TetovaSot gjithashtu thekson se shoferin nga Porojit nga makina e aksidentuar e kanë nxjerrë njesitet e zjarrfiksave dhe më pas me ndihmën e shpejtë janë transferuar në spital dy të plagosurit.

Ekipet e policisë jan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.