AKSIDENT NË PEJË – VDES NJË PERSON

Një person ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Kryshec të komunës së Pejës.

Sipas raportit të policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:55 në mes dy automjeteve me targa vendore.

Personi i cili ka ndërruar jetë raportohet se është i gjinisë femërore, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe një femër.

“Fsh. Kryshec Pejë 02.08.2018 -19:55 Dy automjete me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër K/Shqiptare ka ndërruar jetë si dhe lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u dorëzohet familjarëve”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com
Loading...