Ak*sident në Vaksincë të Likovës, përplaset Mercedesi me targa gjermane

Dje më datë 11.06.2019 në ora 14.20 në fshatin Vaksincë, Komuna e Likovës në vendin e quajtur “Çezma e Hoxhës”, ka ndodhur ak*sident trafiku midis një makine të tipit “Mercedes” me targa gjermane e drejtuar nga personi me iniciale N.S (76) nga Gjermania dhe një makinë e tipit “Volksvagen” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga J.H(27) nga fshati Vaksincë.

Në aksident lë*ndime të rënda trupore ka pësuar personi N.S (76) dhe është dërguam menjëherë në klinikën Nënë Tereza në Shkup, derisa personit me iniciale J.H i është ofruar ndihma e par në Kumanovë.

Në aksident l*ëndime trupore ka pësuar edhe bashkudhëtari që ka qenë në makinën e tipit “Mercedes” me iniciale K.K (66) nga Vaksinca. Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe të SPB – Kumanovë./Alsat