Aksidentohet autobusi në autostradën Shkup-Tetovë(VIDE LIVE)

Para pak çastesh në autostradën Shkup-Tetovë është rrokullisur një autobusë.  Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit. Në këto momente sapo ka arritur një ekip i policisë. Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar gjatë këtij aksidenti. Shkaqet e aksidentit gjithashtu nuk dihen. Megjithatë për informata më të hollësishme do t’ju njohim në vazhdim si dhe në edicionin e lajmeve të orës 19:oo.