Aktori Gentian Zenelaj tregon sherrin që prishi miqësinë e tij

Aktori i humorit Gentian Zenelaj i njohur tashmë edhe si moderator shumë i dashur në “Stop”, i ftuar sot në emisonin “Thumb” ka treguar shumë gjëra të pathëna deri tani. Për herë të parë, Genti ka sqaruar përse nuk flet sot me mikun e tij prej shumë vitesh Julian Dedën, pa harruar edhe sherrin e fundit me Erion Isain, pasojë kjo sipas tij, e politikës.

Genti ka rrëfyer se pakënaqësitë kanë filluar që në momentin që Ermal Mamaqi iku nga “Apartamenti 2xl” dhe organizatorët donin që ta zëvendësonin me Albano Bogdon, një zgjedhje kjo e kundërshtuar fort nga Genti, pasuar gjithnjë më shumë konflikte mes tyre.

“Vendin e Ermalit e ka vetëm Ermal Mamaqi! Nëqoftëse një ditë do të ketë “SHBLSH” ata do jenë Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi. Askush tjetër. Sa herë që tentonin të fusnin Albanon mua më krijohej konflikt. U thoja SHBLSH-at lëri, krijo “Apartamentin 2xl” pse tenton t’i riparosh. SHBLSH-at kanë filluar nga zero. Është për tu habitur por nëse do kishim një material, SHBLSH-at e mësojnë të tre bashkë për çerek ore. Sepse është alkimi. Nuk krijohet por vjen për shkak të një pune shumë të gjatë. këto debate dhe gjërat të tjera më pas në lidhje me rrogën bënë që unë të largohesh nga ai televizion. U kërkova u thashë le të ngelemi miq, ata nuk e panë. Më thanë o me ne o me ata. Unë vazhdova jetën time ata të tyren.“, sqaron Gneti më shumë sinqeritetin ën studion e “Thumb”, ndërkohë nuk e fsheh edhe dozën e tolerancës në miqësi, kur thotë, “Jul Deda ka qenë shumë i afërt për mua ndaj dhe qejfmbetje ishte e madhe. Mendoj se të gjithë ne duhet të jemi të sinqertë me veten tonë, por une edhe Juli kemi qenë të zënë për t’u marrë me këtë gjë”.

Ndërsa për debatet e komentuar mjaft së fundmi me Erion Isain, Genti thjesht fajëson politikën, ndërsa thekson faktin se Erionin e respekton dhe e njeh që të vogël,“Kam respekt, Erioni është profesionit, por thjesht nuk më pëlqen pozicioni i tij partiak. Sapo u bë Drejtori i Teatrit të Kukullave, ndryshoi qëndrimin i tij për teatrin, shprehet Gent Zenelaj, këtë herë më i sinqertë se kurrë më parë dhe me pozitivitetin dhe humorin që e karakterizon.j.j

Loading...