Aktori i njohur turk: Më të mira ushqimet e shqiptarëve

Can Yaman i cili për publikun shqiptarë u bë i njohur për rolin kryesor në serialin turk “Erkenc Kus”, së fundmi ka pranuar se është me prejardhje shqiptare, shkruan “Zëri.info”.

Ai gjatë një interviste dhënë për mediat turke ka thënë që babai i tij është nga Prishtina por që ai ka lindur dhe është rritur në Stamboll ku edhe e zhvillon karrierën e tij.

Por ky nuk ka qenë veprimi i tij i vetëm. Ai këto ditë ka postuar një video në “Instagram”, të ndarë nga një intervistë e tij e ku deklaron se ushqimet shqiptare janë të preferuarat e tij.

Yaman pra është një aktor i radhës nga Turqia i cili nuk po heziton të flasë për prejardhjen e tij. /ZËRI

© zëri.info