Aktorja turke ia bën ‘8 me 2’ Ozilit, ja çfarë i ka bërë futbollistit të njohur

Ata janë shumë të dashuruar, por shpesh herë komentohen në shtyp për kriza xhelozie.

Së fundmi, mosmarrëveshjet e Mesut Ozil dhe Amine Gulce kanë ardhur nga rrjetet sociale aq sa Mesut është detyruar të bllokojë mesazhet private në Instagram.

Sipas geçe.com, aktorja e “Mos u dorëzo” e ka detyruar futbollistin e njohur të mos komunikojë me fansat e tij në rrjetin social.

Plot 18 milionë njerëzit që ndjekin Mesut në instagram duhet të mjaftohen vetëm me ndonjë like ose koment drejtuar tij.