Akuza për lojtarët e Arsenal: ‘Po simulojnë, e gjitha bota po i shikon’

Trajneri i Burnley, Sean Dyche ka shpërthyer në kritika për lojtarët e Arsenal.

Ekipi i tij u mposht dje nga ‘Topçinjët’ 3 me 1 në ‘Emiratës’, por Dyche mendon se kjo ishte krejtësisht e padrejtë.

”Askush nuk po reagon për simulimet përveç meje”, ishin fjalët e para të trajnerit.

Burnley manager Sean Dyche has called on football’s governing bodies to stamp out diving

”Unë jam ende i habitur nga kjo. Fëmijët kudo në botë shikojnë dhe i kopjojnë këto gjëra. Askush nuk po kujdeset për këtë”.

”Duhet të merren masat e nevojshme nga Federata, këta lojtarë që bëjnë këto gjëra duhet të përjashtohen. Duhet të ketë zgjidhje për këtë”, përfundo ai.