Akuzohen Duraku, po Spasovski, Dimitrov e Shekerinska nga sa kanë harxhuar?

Akuzohen Duraku, po Spasovski, Dimitrov e Shekerinska nga sa kanë harxhuar?
Mediat në gjuhën maqedonase akuzojnë ministrin e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Sadulla Duraku për harxhime të “majme” nëpër restorante. Duke u thirrur në shifra për periudhën 11 mujore, rezulton që Duraku të ketë harxhuar 700 euro në muaj (për të gjithë kabinetin ministror), duke përfshi harxhimet për rrugë dhe harxhimet e paparashikuara. Vlen t’i sqarohet opinionit publik se Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor paraqet një resor i cili kryesisht obligon ministrin Duraku për takime me Organizata Joqeveritare, ekspert dhe aktivistë të cilët kujdesen për ambientin jetësorë. Në këtë drejtim, ministri Duraku e ndjen për obligim moral dhe strategjik që t’i paguaj harxhimet e takimeve dhe në shifrat e lartpërmendura janë futur harxhimet edhe të takimeve, gjë që për mediat profesionale paraqet shkelje të parimeve gazetareske dhe mungesë transparence. Gjithashtu nuk duhet lënë pa potencuar edhe fakti që ministrat maqedonas si Oliver Spasovski, Radmilla Shekerinska dhe Nikolla Dimitrov nuk janë përfshirë në lajmet tendencioze, për faktin që në këtë situatë, Duraku do të bënte pjesë në grupin e ministrave që kanë harxhuar më pak. Sa për ilustrim, muaj më parë, rroga e ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski arriti deri në 100 mijedenarë, shumë kjo e cila kalon edhe pagën e kryeministrit Zoran Zaev.