Alarmante: Në bu*rgun e Idrizovës të dënuarit tani më tre ditë…

Deri në Pa Censurë të dënuarit në bu*rgun e Idrizovës kanë shkruar se gati më tre ditë nuk kanë ujë të ngrohtë dhe as nxemj. Ata shruajnë:

“Jemi një grup nga Idrizova, këtu tani më tre ditë nuk ka as ujë që të pastrohemi e as nxemje, jemi në gjendje katastrofale nuk mundemi ta përballojmë”, shkruajnë të dënuarit.

Kushtet në institiucionin e sigurisë së lartë në vend janë të rënda, për këtë Pa Censurë ka raportuar në vazhdimësi mirëpo mos funksionimi i ujit si element kryesorë e vështirëson qëndrimin brenda. Pyetjes sonë, se pse nuk ka ujë dhe nxemje ende nuk i është përgjigjur udhëheqësi i këtij institucioni.