Alarmi i avokatit: Qeveria ka nisur punët për të shembur Teatrin Kombëtar

Qeveria mesa duket nuk do të presë dekretimin apo jo të ligjit nga ana e Presidentit, pasi ka nisur që këtë të premte marrjen e masave për shembjen e tij.

 

Të paktën kjo është ajo që pretendon avokati Altin Goxhaj, i cili shprehet se kanë nisur tashmë punimet dhe spastrimet për të hedhur në tokë godinën e Teatrit Kombëtar.

Sipas Goxhajt janë hequr nga zona pranë Teatrit të gjithë prozhektorët që e ndriçojnë atë, përfshi këtu edhe tabelat që qëndrojnë për të reklamuar Teatrin Kombëtar.

Për më tepër ndiqni videon e postuar nga avokati:

Po shembin Teatrin! Hoqën tabelat e reklamave, tabelën kryesore EJA NË TEATËR, dhe zhdukën gjithë prozhektorët e Teatrit! Kanë filluar që sot!!!

Loading...