Aleksandër Vulin në grevë urie – shkak protestat e opozitës

Mijëra veta po protestojnë në Beograd kundër kreut serb Aleksandër Vuçiq.

Protestat – janë organizuar jashtë rezidencës zyrtare të presidentit që nga fundi i vitit të kaluar.

Këto protesta janë mbështetur edhe nga partitë opozitare në Serbi.

Për këtë shkak ministri i Mbrojtjes në Serbi Aleksandër Vulin ka hyrë në grevë urie të premten. Bashkë me të në grevë urie janë edhe 30 deputetët kryesisht të pozitës dhe të Asamblesë së Beogradit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja beogradase Vecernje Novosti.

Në këtë mënyrë, sipas gazetës, këta zyrtarë do të nxjerrin në pah “dhunën e kryer nga politikanët e opozitës Bosko Obradoviq, Dragan Djilas dhe Vuk Jeremiq”.

Vulin edhe më 2003 kishte hyrë në grevë urie për tre javë kur ishte arrestuar pas një përplasjeje që kishte pasur gjatë një demonstrate të mbajtur kundër arrestimit dhe ekstradimit në Tribunalin e Hagës të Veselin Sljivanqanin, kujton kjo gazeta.